Një 25-vjeçar është arrestuar në Gostivar pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe pa regjistrim.
Sipas informacioneve nga policia, më 21.02.2026 rreth orës 14:25, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Golf” pa targa regjistrimi. Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i mjetit, M.D. (25) nga Velesi, po e drejtonte automjetin pa poseduar leje drejtimi dhe pa regjistrim të rregullt.
Personi është privuar nga liria dhe është arrestuar në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal për veprën “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Automjeti është ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj të dyshuarit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Autoritetet njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë me intensitet të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

