Një 26-vjeçare nga Gostivar ka denoncuar në polici se është kërcënuar për jetën nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas informacioneve zyrtare, më 22.02.2026, rreth orës 00:50, në Stacionin Policor të Gostivarit, Xh.Z. (26) ka paraqitur kallëzim për veprën penale “Rrezikim i sigurisë” ndaj ish-bashkëshortit J.Z. Ajo ka deklaruar se ka pranuar mesazhe kërcënuese për jetën përmes një rrjeti social.
Nga autoritetet bëhet e ditur se po ndërmerren masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet që ndaj personit të dyshuar të procedohet në përputhje me ligjin.
Rasti rikthen në vëmendje shqetësimin për dhunën dhe kërcënimet në marrëdhëniet familjare, veçanërisht kur ato vazhdojnë edhe pas përfundimit të martesës.

