Më 18 shkurt 2026, rreth orës 12:10, në DPB Gostivar është denoncuar një rast i tentuar i sulmit dhe kërcënimeve në hyrje të Qendrës Mjekësore në Gostivar.

Sipas raportit, P.A. (58) nga Gostivari ka deklaruar se rreth orës 11:00, J.S. i ka drejtuar kërcënime, ndërsa S.S. ka tentuar ta sulmojë me një mjet druri.

Policia ka nisur hetimet dhe po merr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe motivet e incidentit.