Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nuk mbështet një rend ndërkombëtar të ndërtuar mbi marrëdhënie “suzeran-vasal”, duke theksuar rëndësinë e sovranitetit, respektit dhe multilateralizmit në diplomaci.

Gjatë vizitës së tij në Indi, Macron u shpreh:

“Dua të shmang një përçarje ndërkombëtare dhe nuk besoj në një rend ndërkombëtar që reduktohet në një marrëdhënie suzeran-vasal.”

Ai u pyet gjithashtu për mundësinë e një përplasjeje të pushtetit me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se franca mbështet një diplomaci të pavarur dhe nuk dyshon për marrëdhëniet ndërkombëtare në këtë drejtim.

Macron reagoi edhe ndaj deklaratave të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila komentoi vrasjen e aktivistit nacionalist Quentin Deranque në Lyon, duke e quajtur atë një “plagë për gjithë Evropën”. Sipas mediave franceze, Macron i kërkoi Melonit të mos komentojë për çështje që ndodhin në vende të tjera, duke thënë:

“Secili të merret me punët e veta.”

Për rastin e vrasjes së Deranque, 11 persona janë arrestuar dhe hetimet për “vrasje me dashje” janë ende në vazhdim. Macron theksoi gjithashtu se asnjë grup që ushtron dhunë nuk ka legjitimitet në Republikë.