Më 18 shkurt 2026, në orët e mbrëmjes, DPB Gostivar ka privuar nga liria dy persona për sulm të rëndë fizik.
Personat e arrestuar janë M.T. (26) dhe D.SH. (24), të dy nga Gostivari. Ata dyshohen se më 6 shkurt 2026 kanë sulmuar fizikisht H.M. (37) nga fshati Vranovc i Gostivarit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia njofton se do të vazhdojë me kallëzimin përkatës dhe procedurat ligjore ndaj të dyshuarve.

