Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka marrë një ftesë zyrtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim.

Në podkastin “Flasim”, Rama deklaroi se vizita lidhet me themelimin zyrtar të Bordit të Paqes, ku Shqipëria do të jetë një nga shtetet themeluese. Ai theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë nuk kërkon kontribute financiare, por reflekton dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar të vendit.

“Do të jem në Uashington për fillimin e aktivitetit të Bordit të Paqes, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku nuk do të kontribuojë me para, por me dinjitetin dhe atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht”, tha Rama.