Gjashtë shtetas nga Kosova janë arrestuar në Zvicër si pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për një seri vjedhjesh me thyerje në të paktën 11 kantone, sipas mediave zvicerane. Të arrestuarit janë të moshës 26 deri 57 vjeç.
Hetimet e kryera nga policia e Lucernit, së bashku me zyrën e prokurorit publik për vepra të posaçme penale, zbuluan se grupi kishte kryer një total prej 161 vjedhjesh me thyerje, duke targetuar kryesisht biznese dhe institucione tregtare, me fokus të veçantë në para të gatshme.
Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuarve, policia sekuestruar mallra të dyshuara si të vjedhura dhe mjete të përdorura për vjedhje. Sipas mediave, dëmi total i pronës nga aktiviteti kriminal i grupit vlerësohet rreth 705,000 franga zvicerane (rreth 655,000 euro).
Hetimet kundër të dyshuarve aktualisht po vazhdojnë pranë zyrës së prokurorit publik, ndërsa prezumimi i pafajësisë mbetet në fuqi deri në përfundimin e procedurave dhe një vendim të formës së prerë.

