Një shtetas i huaj është arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanoc pasi policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike gjatë kontrollit të automjetit të tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 9 shkurt 2026, rreth orës 19:10, në hyrje të vendit, oficerët policorë kanë privuar nga liria M.J.B. (35) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh të tipit “Volkswagen Transporter” me targa gjermane, që drejtohej nga i dyshuari, janë gjetur dhe konfiskuar një substancë kristalore si dhe një qese me mbishkrimin “LSD”.
Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, personi është dorëzuar tek oficerët e Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

