Një 44-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nga policia në orët e hershme të mëngjesit të 9 shkurtit 2026, pas një rasti të raportuar të dhunës në familje.
Sipas njoftimit zyrtar të SP Gostivar, rreth orës 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se burri kishte tentuar të ushtronte dhunë ndaj saj dhe vajzës së tyre. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërhyrë dhe rreth orës 02:15 e ka privuar nga liria të dyshuarin.
Personi është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet ligjore në përputhje me kompetencat e tyre.

