Përfaqësues të Institutit për Krime Lufte në Kosovë zhvilluan një vizitë zyrtare në Qendrën për Kulturë në Gostivar.

Ata u pritën nga drejtori i institucionit, z. Ismet Islami, së bashku me stafin e Qendrës, të cilët i mirëpritën dhe i shoqëruan gjatë kësaj vizite.

Gjatë takimit, përfaqësuesit u njohën me disa çështje të rëndësishme që janë trajtuar ndër vite në kuadër të veprimtarisë kulturore dhe dokumentuese të institucionit, si dhe u diskutua mbi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe bashkëpunimit institucional.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës dhe historisë.