Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rajonin Tambov të Rusisë, pas rrëshqitjes së disa vagonëve transportues të karburantit nga shinat.

Autoritetet lokale njoftuan se shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa po punohet për të siguruar zonën dhe për të shmangur rreziqe të mëtejshme. Shkaqet e rrëshqitjes dhe shpërthimit janë duke u hetuar, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar të prekurit.

Ndërkohë, në Abu Dhabi kanë përfunduar për sot bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, sipas zëdhënësit të sekretarit të sigurisë kombëtare ukrainase, Rustem Umerov. Sipas tij, bisedimet do të rifillojnë gjatë ditës së nesërme, duke lënë hapësirë për negociata të mëtejshme mbi çështje ndërkombëtare të sigurisë.