Në ditët në vijim në vend pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura relativisht të ngrohta, i shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa zona do të jenë më intensive.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë natës reshje më të dendura priten në pjesët juglindore të vendit, ku sasia e shiut mund të tejkalojë 20 litra për metër katror.

premten, reshjet e shiut do të intensifikohen veçanërisht në pjesët perëndimore, ndërsa do të fryjë erë mesatare, e cila herë pas here do të jetë e përforcuar.

Nga dita e diel parashikohet ftohje e motit, me ulje të temperaturave dhe kushte për reshje bore në zonat malore, si dhe në disa prej vendeve më të larta të vendit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë udhëtimeve, për shkak të kushteve të ndryshueshme atmosferike.