Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të qytetit.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën, si dhe mbi sfidat, nevojat dhe kërkesat e pensionistëve, me synim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e mirëqenies së tyre.

Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar për dialog të hapur dhe mbështetje të vazhdueshme ndaj kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë, duke punuar për iniciativa që kontribuojnë në një jetë më dinjitoze për pensionistët.