Përfaqësues të Institutit për Krime Lufte në Kosovë sot zhvilluan një vizitë në ambientet e Televizionit Globi.

Delegacioni u prit nga drejtori, z. Blerim Mustafi, së bashku me stafin e televizionit, të cilët shprehën mirënjohje për këtë vizitë.

Gjatë takimit u diskutua mbi temat me rëndësi të veçantë që lidhen me dokumentimin e krimeve të luftës dhe ruajtjen e kujtesës historike, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Televizioni Globi e konsideron nder dhe kënaqësi pritjen e përfaqësuesve të këtij institucioni dhe mbështetjen e misionit të tyre.