Xhengiz Hyzeiri, 17-vjeçari i zhdukur që nga 2 janari, është gjetur shëndosh e mirë në Prishtinë.

Gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, raporton se i riu është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, duke sjellë lehtësim për familjen dhe komunitetin.

Policia e Kosovës kishte bërë më parë një thirrje për ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij, e cila duket se dha rezultat.