Një grua 31-vjeçare nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, është arrestuar nga policia e Gostivarit nën dyshimin për vjedhje të rëndë në një objekt tregtar.
Nga NJPB Gostivar bëjnë të ditur se më 8 janar 2026, rreth orës 09:30, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria M.H. (31), duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm për vjedhje të rëndë të kryer në një biznes në Gostivar.
E dyshuara është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës. Gostivari Sot

