Marketing Politik

Sonte, kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Dr. Valbon Limani, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, z. Valdet Xhaferi, si dhe shefat e shtabit zgjedhor, dr. Nexhati Jakupi dhe Isak Lazami, vizituan Reçanin, ku zhvilluan një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë me banorët e kësaj zone.

Gjatë takimit, banorët shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Dr. Limanit, duke konfirmuar qartë fitoren e 11 janarit. Atmosfera u karakterizua nga energji pozitive dhe besim i plotë në programin dhe vizionin e AKI-së për Gostivarin.

“Mbështetja që po marrim nga qytetarët është e qartë dhe e fuqishme. Kjo energji pozitive po ndihet në çdo cep të Gostivarit dhe është dëshmi se fitorja e 11 janarit është e padiskutueshme”, thuhet në njoftimin e AKI Gostivar. Gostivari Sot