Marketing Politik

Ish-kryetari në detyrë i Komunës së Gostivarit dhe kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për këtë komunë, Valbon Limani, në emisionin On Time ka folur për shkaqet e mosarritjes së censusit zgjedhor në Gostivar, duke theksuar problemet serioze me listat zgjedhore.

Sipas Limanit, në Komunën e Gostivarit nuk është bërë pastrimi i listave zgjedhore, ku ende figurojnë persona që kanë ndërruar jetë para më shumë se dy vitesh. Ai vlerësoi se mungesa e kryqëzimit të të dhënave mes institucioneve përkatëse, e shoqëruar me një bojkot të heshtur të orkestruar, ka prodhuar pasoja të rënda institucionale dhe financiare.

Limani theksoi se kjo situatë ka dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e komunës, e cila është detyruar të organizojë zgjedhje dy herë, ndërsa njëkohësisht është bllokuar funksionimi normal i pushtetit lokal.

Duke folur për kuadrin ligjor, Limani nënvizoi se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të vetmet vende që aplikojnë census për zgjedhjet lokale, duke shtuar se një praktikë e tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër të botës.

I pyetur për bashkëpunimin politik me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Aleancën për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela, Limani u shpreh se bashkëpunimi me Valdet Xhaferin është shembull se si një koalicion mund të funksionojë në mënyrë efikase. Ai shtoi se edhe bashkëpunimi me këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët është i shkëlqyer dhe se ata janë të angazhuar me kapacitet të plotë në kuadër të kauzës së përbashkët.

“Kur ekziston vullnet politik dhe qëllim i përbashkët, bashkëpunimi është i natyrshëm dhe funksional”, përfundoi Limani.

 Limani në emisionin OnTime në TV KOHa ka është pyetur se a ndjehet i rezikuar nga kandidimi i Nevzat Bejtës?

Limani u përgjigj se kandidimi i Nevzat Bejtës është ka ngjallur edhe më shumë zërat kundër tij.

Limani më tej shtoi se falenderon ata që propozuan Bejtën sepse ai kandidon për herë të gjashtë ndërsa ka humbur pesë herë Gazeta Flaka