Marketing Politik

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni në nivel vjetor të jetë rreth 4 për qind. Ai paralajmëroi se Qeveria po përgatit ndryshime ligjore, me të cilat do të parashihen gjoba më të larta për rrjetet e marketeve që manipulojnë me çmimet.

Sipas Mickoskit, institucionet shtetërore tashmë po zhvillojnë kontrolle të shpeshta përmes Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës, ndërsa për disa rrjete supermarketesh, siç tha ai, ekzistojnë edhe dëshmi për shkelje të Ligjit për Praktika të Padrejta Tregtare.

“Këtë e flasim me muaj. Rreth 4 për qind mendoj se do të jetë inflacioni i vitit. Ajo që ne po bëjmë janë kontrolle të shpeshta. Për vitin e ardhshëm do të propozojmë ndryshime ligjore me gjoba shumë më të mëdha për të gjitha rrjetet e supermarketeve që manipulojnë me ligjin. Për disa prej tyre tashmë kemi dëshmi dhe nëse vazhdojnë kështu, do të duhet t’i vendosin dry derës”, deklaroi Mickoski.