
Lagjet “Treg” dhe “Beg” të Gostivarit ishin sonte ndalesa e radhës e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në kuadër të takimeve me qytetarët para zgjedhjeve lokale të 11 janarit, ku u diskutuan prioritetet dhe projektet për mandatin e ardhshëm lokal.
Në takimin me banorët morën pjesë kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deputetët Talat Xhaferi dhe Halil Snopçe, si dhe përfaqësues të shtabeve zgjedhore.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Limani prezantoi vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, me fokus të veçantë në nevojat konkrete të lagjeve “Treg” dhe “Beg”, si dhe në zhvillimin urban të qëndrueshëm të Gostivarit. Ai theksoi se programi parashikon investime të reja në infrastrukturë, përmirësim të shërbimeve sociale dhe projekte zhvillimore që synojnë rritjen e cilësisë së jetës dhe krijimin e mundësive afatgjata për qytetarët.
Nga ana e tyre, banorët e këtyre lagjeve shprehën përkrahje të qartë për kandidatin Limani, duke theksuar se në zgjedhjet e 11 janarit do të votojnë për vazhdimësinë dhe stabilitetin lokal, me qëllim që të konfirmohet fitorja dhe të përsëritet rezultati pozitiv i zgjedhjeve të 19 tetorit.
Takimi u vlerësua si një tjetër dëshmi e mbështetjes në rritje për AKI-në dhe kandidatin e saj në prag të procesit zgjedhor. Gostivari Sot

