
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, Dr. Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, sonte zhvilluan një takim me strukturat udhëheqëse të Forumit të Gruas të AKI-së në Gostivar.
Në fokus të takimit ishte roli i gruas në shoqëri, angazhimi i saj në proceset vendimmarrëse dhe kontributi i drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunitetit.

Me këtë rast, kandidati për kryetar komune, Dr. Valbon Limani, theksoi se gruaja është shtyllë e shoqërisë dhe faktor kyç për ndryshimin dhe progresin e Gostivarit.
“Angazhimi dhe energjia e grave janë themel i një shoqërie të shëndoshë dhe i një Gostivari më të zhvilluar. Bashkë, me përkushtim dhe vizion, po ecim drejt fitores së radhës,” u shpreh Limani.
Nga AKI-Gostivar u theksua se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 11 janarit. Gazeta Flaka


