Marketing Politik

Kandidati për kryetar komune në Gostivar nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte ka zhvilluar takime me banorët e lagjes Dutlok dhe të një pjese të lagjes Lajthia në Gostivar.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKI-së bashkëbiseduan me qytetarët për prioritetet lokale dhe zgjedhjet e 11 janarit, ndërsa u theksua mbështetja në rritje për kandidatin Limani në këto lagje.

Nga shtabi i AKI-së në Gostivar u shpreh se atmosfera dhe pjesëmarrja qytetare janë tregues i qartë i drejtimit të zgjedhjeve.


“Mbështetja e fuqishme dhe entuziazmi qytetar dëshmojnë qartë se fitorja e 11 janarit po determinon drejtimin e Gostivarit. Kjo energji pozitive ndihet në çdo cep të qytetit,” thuhet në reagimin e shtabit të AKI-së.

Takimet u vlerësuan si një tjetër sinjal i mobilizimit të lartë qytetar në prag të procesit zgjedhor. Gostivari Sot