Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të premten, më 9 janar, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Royal Palace në Gostivar.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë tubim do të jenë të pranishëm kryetarët Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, të cilët pritet t’u drejtohen qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale.
Tubimi përmbyllës konsiderohet aktiviteti final i AKI-së në Gostivar, para ditës së votimit.