
Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Vrapçisht, ku ka bashkëbiseduar me ta rreth nevojave konkrete të vendbanimit dhe vizionit për zhvillimin e komunës në katër vitet e ardhshme.
Gjatë takimit, Demiri theksoi se shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve janë të qarta dhe të njëjta kudo që ai zhvillon takime.
“Sot takova banorët e fshatit Vrapçisht. Bashkëbiseduam për nevojat e këtij fshati dhe vizionin tonë për Komunën e Vrapçishtit në 4 vitet e ardhshme,” u shpreh Demiri.
Ai nënvizoi se qytetarët kërkojnë ndryshim real, zhvillim të qëndrueshëm dhe infrastrukturë dinjitoze.
“Kudo që shkojmë, marrim të njëjtën porosi nga banorët: Vrapçishti do ndryshim, do zhvillim dhe infrastrukturë dinjitoze,” deklaroi kandidati i pavarur.
Në fund, Demiri u bëri thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të mbështesin kandidaturën e tij.
“Të dielën zgjedhim numrin 5 për një Vrapçisht më të rregulluar, më të pastër dhe më të zhvilluar,” përfundoi Demiri. Gostivari Sot

