Marketing Politik

Vrapçishti po bëhet çdo ditë e më shumë simbol i mashtrimit politik të quajtur AKI/BDI, me Isen Shabanin në krye. S’ka ujë, s’ka infrastrukturë, s’ka asgjë, por ka rrena dhe “kontrata te noteri” për t’i mashtruar banorët. Fshati Kalisht është shembull tipik i këtij mashtrimi. Banorët janë revoltuar sepse u janë dhënë fjalë pa fund, ndërsa rruga dhe infrastruktura bazike janë lënë në mëshirë të fatit. Kur banorët detyrohen të bëjnë vetë atë që komuna duhej ta kishte kryer prej kohësh, përgjegjësia ka emër e mbiemër.

Isen Shabani, kandidati i mashtrimit politik AKI/BDI, nuk mbahet mend për punë, por për premtime të rreme “pas zgjedhjeve”, për amoralitet, për ndërrim të fanellave partiake, për propagandë dhe përvetësim të investimeve. Ai kërkon t’i mashtrojë qytetarët edhe me tabela ku gjoja “komuna investon”, ndërsa në realitet investimet i bën Qeveria. Ky është manipulim i hapur dhe fyerje për inteligjencën e banorëve.

Vrapçishti nuk ka nevojë për noterë e tabela të rreme të Isen Shabanit, por për ujë, rrugë dhe zgjidhje reale.

VLEN qëndron në krah të qytetarëve dhe e thotë qartë se koha e rrenave ka marrë fund. Ashtu si u deshifruan gënjeshtrat e AKI/BDI-së në të gjitha komunat, ku pësuan fijasko me 10 komuna të humbura, ashtu më 11 janar VLEN së bashku me kandidatin e pavarur Zulhajrat Demiri do ta ndalin me votë këtë mashtrues dhe do ta dërgojnë në opozitë, larg komunës dhe larg xhepit të qytetarëve.