Marketing Politik

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, Isen Shabani, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore.

“Të dashur qytetarë, ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin përmbyllës të fushatës. Ejani ta përmbyllim këtë fushatë të suksesshme zgjedhore me entuziazëm dhe bashkim”, ka deklaruar Shabani.

Ai theksoi se fushata ka qenë e mbushur me takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me prezantim të një programi që, sipas tij, i përgjigjet nevojave reale të Vrapçishtit.
“Së bashku drejt Fitores së Madhe”, u shpreh Shabani në mesazhin e tij drejtuar elektoratit.

Në tubimin përmbyllës pritet të jenë të pranishëm edhe liderët e subjekteve që mbështesin AKI-në, përfshirë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, si dhe kryetarin e ASH-së Arben Taravari, të cilët do të japin mbështetjen e tyre për kandidaturën e Isen Shabanit.

Zgjedhjet e përsëritura në Komunën e Vrapçishtit do të mbahen më 11 janar, ndërsa fushata po hyn në orët e saj të fundit.