Një rast dhune mes të miturve është raportuar në Stacionin Policor të Gallatës. Sipas njoftimit policor, më 6 janar 2026, rreth orës 00:45, A.S. (40) nga fshati Debresh ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur në një sallon lojërash në të njëjtin fshat.
Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:10 të datës 5 janar. Nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

