Marketing Politik

Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, ka vlerësuar aktivitetin e sotëm të Forumit të Gruas, i cili u realizua me fokus në rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.

Sipas Bejtës, aktiviteti u zhvillua përmes bashkëbisedimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, ku u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë për përmirësimin e pozitës së gruas dhe rritjen e pjesëmarrjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe politike.

“Sot, Forumi i Gruas realizoi një aktivitet të suksesshëm, ku përmes bashkëbisedimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë u trajtuan çështje me rëndësi për rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri,” u shpreh Bejta.

Ai theksoi se energjia pozitive, uniteti dhe vizioni i qartë janë elementë kyç për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Me energji pozitive, unitet dhe vizion të qartë, vazhdojmë të ndërtojmë një zë të fortë për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz,” deklaroi Bejta.

VLEN, sipas tij, do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që synojnë fuqizimin e gruas dhe krijimin e mundësive të barabarta, si pjesë e angazhimit për zhvillim demokratik dhe social në Komunën e Gostivarit. Gostivari Sot