Marketing Politik

Kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, në kuadër të takimeve me qytetarët, ka vizituar sot fshatin Debresh, ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet dhe nevojat e tyre.

Gjatë takimit, Bejta ka deklaruar se në 100 ditët e para të mandatit të tij, nëse zgjidhet kryetar komune, do të nisin përgatitjet për një zgjidhje të përhershme të problemit me ujin e pijshëm në Debresh. Ai shtoi se më pas do të realizohen edhe projektet e tjera të parapara për këtë fshat, në përputhje me kërkesat e banorëve.

Sipas Bejtës, synimi është që Debreshi të mos përballet më me neglizhencë nga institucionet komunale dhe që investimet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Gazeta Flaka