Marketing Politik

Gostivari sonte ishte skenë e një tubimi domethënës politik në Lagjen e Re, ku kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, vazhdoi prezantimin e programit të tij zgjedhor para banorëve të kësaj zone.

I shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravari, si dhe nga drejtuesit e shtabeve zgjedhore, Limani zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Lagjes së Re, e cila konsiderohet ndër lagjet më të mëdha dhe më përfaqësuese të qytetit. Gjatë takimit, ai theksoi se nga ky tubim ka marrë një mesazh të qartë mbështetjeje, duke vlerësuar se qytetarët e Gostivarit janë rreshtuar krah tij me besimin se më 11 janar do të shënohet një fitore historike për qytetin.

Në fjalën e tij, Limani shprehu mirënjohje të veçantë ndaj mërgimtarëve, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur në numër të madh të vazhdojnë pushimet në vendlindje për të ushtruar të drejtën e votës dhe për të mbështetur vizionin e tij politik në zgjedhjet e 11 janarit.

Në përmbyllje, Limani vlerësoi se fushata e tij është pritur dhe cilësuar gjerësisht si dinjitoze dhe përmbajtësore, duke theksuar se qytetarët e Gostivarit janë të vetëdijshëm dhe të qartë në zgjedhjen e përfaqësuesit që do ta udhëheqë komunën gjatë katër viteve të ardhshme. Gazeta Flaka