Më 03.01.2026 në ora 18:25, në SPB Tetovë është raportuar se në segmentin mes fshatrave Mitrovi Krsti dhe Simnicë, rajoni i Gostivarit, gjatë punimeve me makineri të rëndë – ekskavator, punëtorët e një firme kanë gjetur dy fuçi plastike të mbushura me fishekë, karikatorë për armë automatike, mina dhe mjete të tjera shpërthyese.
Vendi është siguruar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Gostivari Sot