“Më 31.12.2025, në periudhën nga ora 16:30 deri në 22:00, në Sheshin e Qytetit në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat S.H. (41), M.H. (44), B.H. (53) dhe Xh.N. (36), të gjithë nga Gostivari,” kanë njoftuar nga SPB Tetovë.
Sipas policisë, personat janë kapur duke shitur mjete piroteknike, ku gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe e mjeteve piroteknike. Të ndaluarit janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse. Gostivari Sot