“Më 01.01.2026 në ora 04:30, në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente–Gostivar është denoncuar se për ndihmë mjekësore kanë pranuar personin Z.M. (51) nga Gostivari, i cili është sulmuar fizikisht në një objekt hotelerie në Gostivar,” kanë njoftuar nga Policia e Gostivarit.
Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në objekt me persona të tjerë, ai është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, i cili më pas e ka dëbuar jashtë.
Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Flaka

