Dje, me 25.12.2025, rreth orës 17:30, në DPB Gostivar është paraqitur një rast kërcënimi. Personi E.A. (31) nga fshati Çegran i Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 17:00, në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Gostivar, është kërcënuar nga dhëndri i tij, Sh.Sh. (36) nga Tetova.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur pas një debati paraprak, ndërsa i dyshuari, i cili ndodhet në procedurë divorci me motrën e denoncuesit, e ka kërcënuar atë me një mjet të mprehtë.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rastit. GS