Marketing Politik

Më 25.12.2025, rreth orës 11:40, në oborrin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.B. (45) nga fshati Debresh i Gostivarit.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor në momentin kur ky i fundit po kryente veprime zyrtare. Pas arrestimit, G.B. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Policia njofton se po vijojnë procedurat e mëtejshme në përputhje me ligjin. Gostivari Sot