
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, me një ulje mesatare prej 0,60 për qind në krahasim me vendimin e datës 18.12.2025.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i eurodizelit (EURODIZEL BS D-E V) ulet për 2,00 denarë për litër. Ndërkohë, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri EL-1 dhe mazutit M-1 SU, mbeten të pandryshuara.
Nga data 20.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS-95 – 71,00 denarë për litër
- Benzinë motori EUROSUPER BS-98 – 73,00 denarë për litër
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 64,50 denarë për litër
- Vaj për djegie ekstra i lehtë EL-1 – 65,50 denarë për litër
- Mazut M-1 SU – 32,635 denarë për kilogram
KRRE njofton se çmimet janë përcaktuar në bazë të lëvizjeve në tregjet botërore të derivateve të naftës dhe kursit të këmbimit të denarit.

