Nakil Fetai nga Negotina emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Marketing Politik

Nakil Fetai, kuadër i Lëvizjes Besa nga Negotina e Komunës së Vrapçishtit, është emëruar Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në një postim në Facebook, Fetai ka theksuar se e pranon detyrën me përgjegjësi të plotë dhe përkushtim maksimal, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në besimin e dhënë ndaj tij.

“Me përgjegjësi të plotë dhe përkushtim pranoj detyrën si Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky besim është një obligim i madh për të punuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe transparencë, në mbrojtje të privatësisë dhe të drejtave të qytetarëve,” ka shkruar Fetai.

Ai shtoi se angazhimi i tij do të jetë në shërbim të interesit publik dhe në përputhje me standardet më të larta institucionale, me synim forcimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.