Në një intervistë ekskluzive për Ora4.tv, Visar Ademi ka sqaruar arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë si kandidat i pavarur, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë i lidhur apo i varur nga partitë politike.
“Jam i pavarur sepse nuk dua të jem peng i partive politike. Ato shpesh ndihmojnë me qëllim që më vonë të kërkojnë shpërblime,” u shpreh Ademi, duke nënvizuar se nuk është i gatshëm të punësojë militantë partiakë, por profesionistë që punojnë për të mirën e qytetarëve.
Ai shtoi se pavarësia e tij si kandidat është një garanci se do të fokusohet në nevojat e qytetit dhe jo në interesat e ndonjë partie. “Më mirë të humbas dinjitetshëm pa parti politike, sesa të fitoj pa dinjitet me to”, përfundoi Ademi. Zgjedhja e tij për të qëndruar jashtë strukturave partiake vjen si një mesazh i qartë për një politikë më të pastër dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve.