Kompania EVN Elektrodistribuimi ka njoftuar se të mërkurën, më 17 shtator, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në gjithë territorin e qytetit të Gostivarit.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 06:00 deri në 08:30 të mëngjesit, për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës.
Qytetarët dhe bizneset luten të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këtë ndërprerje të paralajmëruar.