Letra e dorëheqjes së Fisnik Ristemit nga shefi i shtabit të VLEN-it në Gostivar

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar po përballet me tensione të brendshme. Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha aktivitetet politike brenda koalicionit.

Në një mesazh privat, të cilin e ka siguruar redaksia, Ristemi shkruan:

“Ishte kënaqësi që bashkëpunuam dhe u njoha me shumicën prej jush! Sot dhashë dorëheqje si kryetar shtabi i VLEN në Gostivar dhe nuk do të merrem me asnjë aktivitet! Mirëmbetshi dhe ju uroj shëndet e gjitha të mirat!”

Në një komunikim tjetër, ai ka qenë i qartë për të ardhmen e tij politike:

“E njoha shumicën prej jush. Nga tani nuk merrem më me asnjë aktivitet politik të VLEN.”

Burime të afërta me zhvillimet brenda VLEN bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e dorëheqjes lidhet me pakënaqësitë rreth mënyrës se si është përpiluar lista e kandidatëve për këshillin komunal. Sipas këtyre burimeve, lista është “diktuar nga Shkupi”, konkretisht nga një ministër i VLEN-it me origjinë nga Gostivari.

Ky zhvillim shihet si një goditje për strukturat lokale të VLEN, duke nxjerrë në pah mungesën e unitetit dhe përplasjet e brendshme në prag të zgjedhjeve. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori