Shërbimi Hidrometeorologjik Shtetëror ka njoftuar se nesër Shkupi dhe rajoni përreth do të përfshihen nga një valë e nxehti ekstreme, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40°C. Paralajmërimi portokalli do të jetë në fuqi nga ora 10:00 deri në 18:00.
“Kushtet e motit do të jenë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike,” – thuhet në njoftimin e Shërbimit Hidrometeorologjik.
Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar dhe ndjekjen e masave parandaluese për të shmangur dehidratimin dhe goditjen nga nxehtësia.
“Pini shumë ujë, qëndroni në hije ose në ambiente të freskëta, dhe shmangni aktivitetet fizike intensive gjatë mesditës,” – rekomandon SHMMS.
Ky paralajmërim është një sinjal i qartë që qytetarët të mos e nënvlerësojnë rrezikun e temperaturave të larta.
“Paralajmërimi portokalli tregon një situatë me rrezik të lartë për shëndetin – mos e neglizhoni,” – theksojnë meteorologët. Gostivari Sot