Anulohet tenderi për blerjen e targave për automjetet zyrtare

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka anuluar procedurën e tenderimit për blerjen e targave për automjetet zyrtare, pas ankesave që janë paraqitur dhe që aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni Shtetëror për Ankesa.

“Vendimi për anulimin e tenderit është marrë për shkak të procedurave ligjore në vijim dhe nevojës për të respektuar afatet e shqyrtimit nga organet kompetente,” – thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që deri më 15 shtator 2025, të gjitha automjetet zyrtare të pajisen me targa speciale me ngjyrë, me shumë gjasa të kuqe.

“Kjo masë synon të rrisë transparencën dhe të parandalojë abuzimet me përdorimin e automjeteve zyrtare,” – deklaruan nga Qeveria.

Pjesë e planit është edhe krijimi i një regjistri të posaçëm të automjeteve shtetërore, i cili do të sigurojë evidencë të saktë për vendndodhjen dhe përdorimin e çdo mjeti.

“Regjistri do të jetë një mjet shtesë kontrolli dhe llogaridhënieje për institucionet,” – theksuan zyrtarët qeveritarë. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori