Zeadin Nuredini përfundon detyrën e drejtorit në NP “Komunalec” Gostivar 

Në përfundim të mandatit të tij njëvjeçar si drejtor i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, Zeadin Nuredini ka bërë një postim publik, përmes të cilit shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre.

Në mesazhin e tij, ai falënderon ish-kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari, për besimin dhe emërimin në këtë funksion, duke theksuar se ka qenë një mundësi e çmuar për të shërbyer në një ndërmarrje me rëndësi të madhe për jetën e përditshme të qytetarëve.

Po ashtu, ai shpreh mirënjohje për kryetarin aktual, z. Valbon Limani, për qasjen bashkëpunuese dhe përkrahjen gjatë mandatit të tij, e cila, sipas Nuredinit, ka ndihmuar në funksionimin e suksesshëm të ndërmarrjes publike.

“Largohem nga kjo detyrë me krenari për arritjet tona të përbashkëta dhe pas plotësimit të kësaj detyre me nder dhe përkushtim, me besim të plotë në suksesin e vazhdueshëm të ndërmarrjes”, – shkruan ndër të tjera Nuredini.

Ai e përmbyll mesazhin e tij me respekt dhe mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe qytetarët, duke lënë të hapur një imazh të qartë të përgjegjshmërisë institucionale dhe përkushtimit gjatë mandatit të tij. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori