VIDEO – Lidhur me etiketimet që gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e ASH-së në Kumanovë, ju bën ndaj grupit të ASH-së që vendosi të mbetet në VLEN, zv/kryeministri Arben Fetai, deklaroi se fatkeqësisht shokët e tyre u shndërruan në frutolog që flasin për pemë të kalbura, pemë të reja.
“Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota”, deklaroi Fetai. Ai tha se atyr u dëshirojnë të kthjellen dhe të mos artanizohen.
“Afrimi me BDI-në, fatkeqëishtë i qon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur”, deklaroi më tej Fetai.
Zv/kryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve. Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.
“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, tha Arben Fetai. Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate. “Dezertimi për të kthyer ata që degraduan çdo vlerë në shtet nuk do të ndodh”, tha më tej Fetai. Fetai tha se Qeveria është e përkushtuar në reforma dhe ASH ka rol kyçe në këtë.
Fetai, tha se Arben Taravari tërë pazarin që e ka bërë me Ali Ahmetin e ka bërë për pushtet dhe mbijetesë politike. Sipas tij përllogaritjet e tyre kanë qenë se duke sabotuar fillimisht koalicionin VLEN dhe pastaj edhe koalicionin qeverisës do të shkaktojnë krizë politike që do e shpie vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ky plan ka dështu. Nuk ka zgjedhjet të dyfishta, do të ketë zgjedhje lokale me dy blloqe shumë të qarta. Kryetari ynë e ka trasuar rrugën e vet për të Ali Ahmeti siç e kishte trasuar kryetari paraprak, neve ju urojmë fat. Jemi të bindur se koalicioni VLEN do të fitojë në çdo komunë dhe qeverisja do vazhdojë me tempo edhe më të madhe”, deklaroi Fetai.
Fetai tha se kur të fal Ali Ahmeti 6 komuna dije që çmimi që do të paguash është shumëfishë më i madh se sa ato komuna. VIDEO