Prokuroria e Gostivarit akuzon një person për kërcënim të gjykatësit – rrezikon burgim

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka parashtruar propozim-akuzë ndaj një personi për veprën penale – Rrezikim i sigurisë, sipas nenit 144 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një gjykatës të Gostivarit. Organit i akuzës kërkon që t’i vazhdohet masa e paraburgimit personit në fjalë, shkruan Gostivari Sot

“Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i akuzuari ka kërcënuar se do të sulmojë jetën ose trupin e një zyrtari – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet janë bërë në lidhje me kryerjen e detyrave profesionale që gjyqtari ka marrë në kuadër të autoritetit të tij. I akuzuari hyri në oborrin e shtëpisë së familjes së gjyqtarit, e pyeti nëse e njihte dhe filloi ta kërcënonte drejtpërdrejt, duke ia përmendur gjoja një proces gjyqësor. Pas kërcënimeve me zë të lartë, është larguar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori