Më 02.05.2025, në ora 11:20, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle, Gostivar, një katërçikël “Polaris” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga F.N. (31) nga fshati Çajle e Vjetër, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në një gardh teli dhe një portë metalike të një objekti në pronësi të Sh.B.
Në aksident, F.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar dhe për shkak të natyrës së plagëve ai është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informon MPB.
Për aksidentin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimi është kryer nga ekipi hetimor i SPB Gostivar.