Xhelili komenton qëndrimet e Mexhitit ndaj Taravarit: Kompleks apo dëshirë e tepruar për pushtet!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në Qeveri.

Analisti politik dhe ish deputeti Zudi Xhelili në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, shprehet që ky qëndrim i Mexhitit nuk mund të kuptohet, nga fakti që Mexhitin shumë lehtë tërheq vija të kuqe ndaj ish bashkëpuntorëve.

“Është evidente se brenda partive politike egzistojnë fraksione apo grupe interesi. Gjithashtu është evidente se shpesh herë fraksonet shkëputen dhe formohen parti të reja politike. Por, është e pakuptueshme mos toletanca të kaloj çdo kufi dhe të shndërrohet në urrejtje patologjike. Nuk mund ta kuptoj Izet Mexhitin sa lehtë tërheq vija të kuqe ndaj ish bashkëpuntorëve, një individ që 22 vite merret me politik të mbylle çdo mundësi bashkëpunimi, kjo mund të jetë ndonjë kompleks apo dëshirë e tepruar për pushtet”, pyet analisti politik dhe ish deputeti Zudi Xhelili.

Sipas tij, në lidhje me insistimin e tij për largimin e Arben Taravarit nga qeveria: Nëse ASH, largohet nga qeveria, shqiptarët do të përfaqësohen në qeveri vetëm nga nëntë deputetë shqiptarë, ndërsa 23-24 deputetë shqiptarë pa PDT-në, ngelin në opozit.

“Në këtë rastë cilën përfaqëson Izet Mexhiti në qeveri”, pyet Xhelili. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori