Limani ngushëllon familjen Emini

Gostivari mbrëmë humbi dy të rinj të nderuar për qytetin tonë – çiftin bashkëshortor Hadi dhe Besa Emini.

Me prejardhje nga Kërçova, por banues prej vitesh në Gostivar, ata ishin pjesë e pandashme e qytetit tonë.

Urojmë shërim sa më të shpejtë për tre fëmijët dhe gjyshen që mbetën të lënduar nga kjo tragjedi, e për të cilën lutemi që të mos na përsëritet kurrë më.

Ngushëllime familjes dhe miqve, ndërsa Hadiun dhe Besën Zoti i pastë mëshiruar, shkruan kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Hadi dhe Besa Emini nga Kërçova, mbrëmë ndërruan jetë në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Trapçindoll.

Për ndarjen nga jeta të tyre me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Shitovë, z. Shefik Azizi.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe te ai do të këthehemi.

Mbrëmjen e djeshëme fshati Shitovë, u errë dryshe prej ditëve tjera me dhimbje të thell.Një tragjedi që na ka lënë pa fjalë… Në një aksident të rëndë, humbën jetën dy të rinj të dashur,nga fsh.Shitovë Hadi dhe Besa Emini — prindër të tre fëmijëve të vegjël. U ndanë nga kjo botë shumë shpejt, por kujtimi i tyre do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona. Zoti i shpërbleft me xhennet.

Zoti zbriti mëshirën e Tij mbi tre fëmijët e mitur dhe gjyshen, duke i mbrojtur në këtë tragjedi. Lutemi nga zemra për shërimin e tyre të plotë, për forcë në trup e në shpirt, dhe për dritë në çdo hap që do të bëjnë nga tani e tutje. Urojmë që jeta të gjejë sërish një dritare shprese për ta dhe që dashuria e përjetshme e Hadiut dhe Besës t’u japë fuqi në rrugën përpara, ka njoftuar Azizi.

Ndryshe, një pjesë e antarëve të familjes Emini me prejardhje nga Shutova e Kërçovës, kanë jetuar dhe vepruar në Gostivar, mesin e tyre edhe Hadi edhe Besa Emini, që mbrëmë ndërruan jetë në aksidentin e Kërçovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori