Muftinia e BFI-Gostivar shënon rekord në grumbullimin e Sadekatul Fitrit dhe Zeqatit për vitin 2025

Muftinia e BFI-Gostivar falënderon të gjithë besimtarët e territorit të saj, nëpunësit fetarë dhe këshillat e xhamive për kontributin e dhënë në Sadekatul Fitër dhe Zeqat gjatë muajit Ramazan 2025 me qëllim mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore: SHMI “Medreseja ISA BEU” me paralelelet e saja dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Shuma totale e mbledhur në Sadekatul Fitër për Ramazanin 2025 është: 7.460.100, denarë ose 121.302, Euro ndërsa në Zeqat është: 8.177.094, denarë ose 132.960, Euro.

Vlera totale kap shumën prej: 15.637.194, denarë ose 254.262, euro.

Lusim All-llahun xh.sh. që të gjithë besimtarët t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme dhe t’ua shtojë bereqetin!

Të bashkëngjitur e keni listën me kontributin e xhematit të secilës xhami.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori