Arrestohet banori i Gostivarit, kërkohej nga Policia

Dje, më datë 12.03.2025 në ora 19:50 në rrugën ,,Bane Veljanoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor Shkup, kanë arrestuar personin I.B.(34) nga Gostivari.

“Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetësh për veprën e kryer
penale nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori